Nuk ka një mënyrë të duhur për të rritur fëmijë të mirë. Çdo prind ka metodat e tij që sigurisht mendon se janë më të mirat. Disa kanë rregulla specifike dhe herë herë të çuditshme.
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez ka 2 fëmijë me këngëtarin Mark Antony, binjakët Emme dhe Max. Kurrë gjatë ditëve të javës nuk ua lejon ta përdorin iPad-in e tyre.
Kristen Bell dhe Dax Shepard
Kristen Bell dhe Dax Shepard kanë 2 vajza. Çifti i famshëm ka rregulla shumë të çuditshme për rritjen e fëmijëve. Bell dhe Shepard e mbyllnin vajzën e tyre në dhomën e saj sepse nuk e linte motrën e madhe të flinte. Gjithashtu, Kristen dhe Dax nuk i detyrojnë fëmijët e tyre të bëjnë dush rregullisht. Ata i dërgojnë në tualet vetëm kur fillojnë të ndjejnë një erë të keqe.
Megan Fox
Aktorja e njohur ka 3 djem me aktorin Brian Austin Green. Në 2014, Fox ndau disa nga rregullat që ka për fëmijët e saj. Për shembull, ata nuk shikojnë TV, por ata mund të shikojnë vetëm filma.
Megan shpjegoi: “Me filmat, ndihem sikur ka një fillim, një mes dhe një fund. Është lineare. Ka një histori të qartë. Mendoj se është ndryshe nga vënia e një fëmije para televizorit, sepse është thjesht pa ndalesë.
Gwyneth Paltrow
Nga viti 2003 deri në 2016, Gëyneth Paltroë ishte në një lidhje me Christopher Martin. Ata kishin 2 fëmijë së bashku: një vajzë në 2004 dhe një djalë në 2006. Aktorja doli me padurim publik me metodat e saj të edukimit. Edhe ajo nuk i bën dush rregullisht. Vetëm kur bëhen pis. Kurse në TV nuk i lejon të shikojnë në gjuhën e tyre (anglisht), por vetëm spanjisht dhe frëngjisht.
Alicia Silverstone
Alicia Silverstone po rrit një djalë, të lindur në 2011, me muzikantin rock Christopher Jarecki. Dhe në 2012, aktorja tërhoqi shumë vëmendjen e medias kur ngarkoi një video ku e ushqente fëmijën e saj me ushqim të përtypur nga goja e saj. Një rregull tjetër është larja bashkë me fëmijën. Ajo e përmendi këtë në 2020-ën kur djali i saj ishte 9 vjeç. Kurse kur ka qenë i vogël e mbante në krahë dhe jo në karrocë, sepse sipas saj karroca krijonte shkëputje mes nënës dhe fëmijës.
Jennifer Garner
Jennifer Garner, një herë në vit ka traditën gjithë dita Po. Çfarëdo që kërkojnë tre fëmijët e saj, plotësohet.
Gordon Ramsay
Fëmijët e tij fluturojnë me klasin ekonomik, edhe pse ai ka një pasuri marramendëse.