29.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    74-vjeçarja invalide ndiqet penalisht për një gardh, oligarkët ngrejnë pallate pa leje në mes të Tiranës

    Pallate dhe kate pa leje u sekuestruan me një vendim të nxjerrë me urgjencë nga qeveria.

    Por asnjë nga ndërtuesit e tyre nuk përfundoi në burg. Ligji është treguar më i ashpër me më të varfrit që janë arrestuar dhe vënë në ndjekje penale edhe për një gardh.

    Bihane Shaba, 74 vjeç, jeton e vetme në një banesë 24 metra katror në Shkozë.

    Shtëpinë e ndërtuar me shumë mundim pas vdekjes së bashkëshortit më shumë se 20 vite më parë një shkarje dheu rrezikon t’ia shembe.

    Në pamundësi fizike dhe ekonomike ajo kërkoi ndihmën e të afërmve për të vënë disa hekura që të parandalojë shkarjen e mëtejshme të dheut. Por kjo ndërhyrje u cilësua shkelje ligji e ndërtim pa leje.

    Për shkak të moshës policia e Tiranës e procedoi penalisht në gjendje të lirë të moshuarën.

    “I vura këto hekura vetëm për të më mbajtur shtëpinë mos më shembet. Erdhi policia tha është ndërtim pa leje. E lashë të bëhet sit ë bëhet vetëm qeveria dhe policia të jenë të kënaqura. E kam bërë me shumë mundim këtë shtëpi se ka 26 vite që më ka vdekur burri.”- tha Bihane Shaba.

    Para se të bënte këtë ndërhyrje mirëmbajtje Bihane Shaba vuri në dijeni autoritetet por ato e orientuan drejt aplikimit online të cilën e moshuara nuk e kryente dot.

    Ligji për ndërtimet pa leje godet shumë rëndë qytetarë të thjeshtë që ndërtojnë një mur oborri, hapin një dritare apo riparojnë banesat e dëmtuara, por jo ata që ndërtojnë pallate pa leje. (TCH)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit