15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    750 mijë euro për të liruar vëllezërit Aliko, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes ndaj Henri Çilit

    Zhbëhet operacioni “Mezhgoran”. Henri Çili, botuesi i cili u arrestua më 28 shkurt për llogari të një hetimi nisur nga prokuroria e Përmetit dhe SPAK për dyshimet për korrupsionin me 750 mijë euro për të ndikuar në një vendim tek Gjykata e Lartë, tashmë është i lirë nga çdo hetim.

    Ndaj tij është pushuar akuza, hetimet ndaj cilit pasi SPAK shpalli moskompetencë u ndoqën nga Prokuroria e Tiranës. Dosja tashmë është dërguar në Gjykatë me kërkesë për pushim akuze ndaj Henri Çilit. Akuza e korrupsionit ka rënë. Po ashtu edhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm që hetoi prokuroria e Tiranës nuk është faktuar.

    Si nisën akuzat ndaj Henri Çilit?

    Henri Çili u akuzua se mashtroi se do të ndikonte tek një gjykatës për dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj në mënyrë që çështjet e tyre në Gjykatën e Lartë të merreshin në shqyrtim sa më shpejt dhe të ulej dënimi.

    Prokuroria  përgjoi një takim të Çilit me një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë. Bashkë me Çilin u akuzuan edhe bashkëpunëtorë të tij të UET-së, juristi dhe pedagogu Ilir Kobi, administratori Betim Shkupi, biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra, shok i Adil Alikos, babait të Arbjon Alikos dënuar për vrasjen e policit në 2015 në Lazarat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit