21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    76-vjeçarja Cher konfirmon lidhjen me partnerin 36 vjeç: Dashuria nuk njeh matematikë

    Ikona Cher ka konfirmuar lidhjen e saj me 36-vjeçarin Alexander Edwards, duke thënë se partneri e “trajton si mbretëreshë”.

    76-vjeçarja Cher konfirmon lidhjen me partnerin 36 vjeç:

    Gjërat duket se janë serioze pasi Cher e ka prezantuar të dashurin me familjen dhe nuk ka hezituar të prekë as diferencën e moshës.

    Ikona e muzikës mori të gjithë kohën e botës për t’u kthyer përgjigje njerëzve në Twitter.

    Ajo konfirmoi lidhjen e saj me një emoji me sytë me zemra.

    “Dashuria nuk njeh matematikë”, tha këngëtarja 76-vjeçare, duke treguar se diferenca prej 4 dekadash është thjesht një numër.

    Cher iu kundërpërgjigj edhe komenteve që bënë shaka me lidhjen e tyre. “Ata që urrejnë, do të urrejnë…Nuk ka rëndësi nëse je e lumtur apo jo. Nuk po shqetësoj askënd”, tha ajo.

    Një pjesë e fansave shprehën shqetësimin se mos ndoshta është një lidhje për interes, por Cher sërish replikoi, duke thënë: “Kam rënë në dashuri. Nuk jam verbuar prej saj”.

    Një tjetër person e pyeti nëse Paulette (shoqja e ngushtë e Cher) e kishte takuar Alexander.

    “Jo…E gjithë familja ime e ka takuar”, u shpreh ajo.

    Deklarata dhe konfirmimi i Cher vjen pas lajmeve se ajo është lidhur me Alexander, pasi u fotografuan të kapur për dore.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit