13.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Xhino është dashuria dhe dhimbja ime”, Eva Alikaj rrëfen periudhën e vështirë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti!

    Aktorja e mirënjohur Eva Alikaj ka qenë e ftuar këtë diel në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera ka folur për momentin e vështirë që ajo ka kaluar pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.

    Eva rrëfeu se është ndarë nga ish-bashkëshorti austriak kur djali i saj Xhino ka qenë 4 vjeç.

    Ajo kujtoi se periudha pas ndarjes ka qenë jo fort e lehtë, pasi ishte një grua e vetme, me një fëmijë të vogël, në një kohë kur as gjuhën nuk e dinte mirë.

    “Xhino është dashuria dhe dhimbja ime”, tha Eva, teksa shtoi:

    “Nuk e kam përkëdhelur aq sa duhet. Isha dhe burrë dhe grua. Xhino ishte shumë i talentuar dhe kur je në muzikë klasike duhet përkushtim.

    Unë nuk kisha shumë durim, për shkak të ngarkesës në punë, që t’i ofroja atij qetësinë që i duhej”.

    Aktorja e njohur tregoi se me rritjen e djalit është marrë vet, pasi babai i Xhinos nuk ka qenë prezent në jetën e tij.

    Sot Eva dhe i biri kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe ata ia kanë dalë pavarësisht të gjitha vështirësive, “Jemi si motër e vëlla”.

    Gjatë programit Eva Alikaj mori një videomesazh emocionues nga i biri në gjuhën shqipe, i cili i shprehu publikisht mirënjohjen për çdo gjë që aktorja ka sakrifikuar për të.

    Eva me shumë krenari tregoi se i biri është një djalë i përkushtuar dhe i dashur jo vetëm me të por edhe me prindërit e saj. Ajo zbuloi se tashmë Xhino është i dashuruar me një vajzë italo-zvicerane.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit