9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    8 aktivitete (të nënvlerësuara) që janë shumëëë interesante për t’u bërë me të dashurin/ën

    1. Një shëtitje

    Një shëtitje, kaq e thjeshtë. Nuk e keni idenë ç’mund të zbuloni për njëri-tjetrin vetëm duke ecur. Eshtë një nga takimet më tipike për një çift, por duhet ta bëni herë pas here sepse e përmirëson automatikisht raportin tuaj. Shoqërojeni ecjen me ndonjë akullore, kafe në dorë apo verë të ngrohtë.

    2. Blini bashkë zbukurimet e festave

    Në fakt nuk jeni thjesht duke blerë, por po ndërtoni kujtime të reja dhe njihni njëri-tjetrin në situata të ndryshme.

    3. Shkoni për karaoke bashkë

    Të hash një darkë është e zakonshme dhe ndonjëherë bëhet pak e mërzitshme, por karaokja jo! Do t’ja kaloni edhe më mirë nëse bëni një duet.

    4. Shkoni në një bibliotekë bashkë

    Ti aty mund të njohësh edhe marrëdhënien që ka ai me librin. Sa e vlerëson, ç’lloj shijesh ka, etj etj. Brenda një biblioteke ti kupton nëse përputhesh aq sa mendoje ose jo. 🙂

    5. Luani me letra/ose shah

    Jo vetëm raporti juaj do të forcohet, por bashkë me të edhe truri i gjithsecilit do të funksionojë më mirë.

    6. Bëni një kurs bashkë

    Eshtë një mënyrë fantastike për të qenë edhe më të lidhur me njëri-tjetrin, sidomos nëse jeni në fillimet tuaja. Eshtë një sfidë e re që e nisni dhe përfundoni bashkë.

    7. Rezervoni diku për të ngrënë mëngjes bashkë

    Edhe nëse ju si çift zgjoheni vonë, gjithkush do ta vlerësonte një mëngjes të bollshëm që ta shijoni dalëngadalë. Shijoni çdo proces, që nga zgjimi në të njëjtën kohë, aktivitetet e mëngjesit, veshja, si dhe rrugën drejt vendit ku po ju pret vakti më i rëndësishëm. Energjia e mirë do t’ju shijojë gjatë gjithë ditës.

    8. Shkoni në palestër bashkë

    Kaloni kohë bashkë dhe shtyni njëri- tjetrin drejt objektivave që doni të arrini.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit