Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe reperi Big Basta kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë si sot 8 vite më parë. Në këtë ditë të shënuar për ta, reperi ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram një foto me partneren e tij dhe krah saj ka bërë një dedikim të ndjerë për të.
“8 vjet martesë sot më 12 shtator! Gati një dekadë plot dashuri dhe sfida me ortaken time të jetës, të cilën pata fatin hyjnor ta njoh dhe të rritem me të. Të shpreh dashurinë në këtë ditë të shënuar është pak, por uroj shumë që edhe në jetët e tjera të jemi bashkë!
Këto 8 vite ke qenë shoqe, grua, ortake dhe mbi të gjitha nënë e përkryer, çka më bën të mos dua gjë tjetër veçse të jem pranë teje dhe të mësoj nga ti, të rrezatoj si ti. Të dua @vesaluma”, ka shkuar reperi në postimin e tij.



