17.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘8 vite të humbura dhe dhimbje’: Gruaja e Ne-Yo kërkon divorcin dhe e akuzon publikisht për tradhti!

    Gruaja e Ne-Yo, Crystal Renay, ka bërë kërkesë për divorc, duke pretenduar se këngëtari ka fëmijë me një grua tjetër, mes pretendimeve të mëparshme për tradhti.

    ‘8 vite të humbura dhe dhimbje’: Gruaja e Ne-Yo kërkon

    PHOTO CREDITS: GETTY IMAGES

    Në dokumentet e divorcit të siguruara nga Page Six, modelja, 36 vjeç, pohoi se Ne-Yo, 42 vjeç, “kohët e fundit ka lindur një foshnje me të dashurën e tij”.

    Renay paraqiti dokumentet në gjykatë dhe cilësoi datën e ndarjes së tyre si 22 korrik. Ajo e quajti martesën “të prishur në mënyrë të pakthyeshme pa asnjë shpresë për pajtim”.

    36-vjeçarja dhe fituesi i Grammy-t – emri i vërtetë i të cilit është Shaffer Chimere Smith – fillimisht u martuan në shkurt 2016. Dyshja u divorcua dy vite më pas, për t’u martuar sërish në prill të vitit 2022.

    Ata kanë tre fëmijë së bashku – Shaffer, 6 vjeç, Roman, 4 vjeç dhe Isabella, 1 vjeç.

    Ne-Yo është gjithashtu babai i Madilyn, 11, dhe Mason, 10 vjeç, nga lidhja e tij e mëparshme me Monyetta Shaw.

    ‘8 vite të humbura dhe dhimbje’: Gruaja e Ne-Yo kërkon

    PHOTO CREDITS: GETTY IMAGES

    Në dosjen e saj, Reany kërkon kujdestarinë fizikë të fëmijëve dhe kujdestarinë e përbashkët ligjore.

    Një ditë më parë, ajo akuzoi Ne-Yo-n për tradhti në një postim të gjatë në Instagram, duke iu referuar kohës së tyre së bashku si “tetë vjet gënjeshtra dhe tradhti”.

    Në postimin tashmë të fshirë, ajo shtoi se nuk mori “asgjë tjetër veçse vite të humbura dhe dhimbje zemre” nga Ne-Yo.

    Këngëtari iu përgjigj akuzave të partneres së tij përmes Twitter, duke shkruar:

    “Për hir të fëmijëve tanë, familja ime dhe unë do të punojmë me sfidat tona në privatësi.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit