Moderatorja e njohur Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” në vitin 2004.
Së fundmi në emisionin më i ri në “Top Channel”, “Ëndërrtjerrësit” u publikuan momente të patransmetuara të 18 viteve më parë, kur moderatorja zhvillonte audicionet për t’u përzgjedhur si prezantuese e emisionit.
“Ardhja ime në “Portokalli” nuk ka qenë e menduar dhe e kërkuar nga unë. Kanë qenë njerëz të tjerë, që më identifikuan kur isha balerinë në televizionin Klan. Ishte përgjegjësi e madhe, atëherë “Portokallia” ishte në kulmin e vetë, dilte të dielave në darkë dhe në lokale të gjithë atë shikonin”, u shpreh Amarda.
Nga pamjet e publikuara duhet thënë se edhe pse kanë kaluar 18 vite Ami nuk ka pësuar shumë ndryshime dhe ka mbetur po aq elegante.