21.6 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    90-vjeçarja ikonë e Hollivudit: Nuk kam bërë operacione plastike në fytyrë, kam frikë nga injeksionet

    Ikona e Hollivudit, 90-vjeçarja Joan Collins këmbëngul se nuk ka rënë kurrë nën thikën e një doktori plastik për të ndryshuar pamjen e saj.

    “Nuk kam bërë asgjë”, ka thënë ajo për “Guardian” pasi u komplimentua për lëkurën e saj. “Nuk mund t’i bëja të gjitha këto. Para së gjithash, unë kam një fobi nga gjilpërat. Nëna ime ishte ajo që më tha të hidratoja dhe të përdorja kremin e natës”, vijon aktorja.

    Sipas saj, jo vetëm hidratimi gjatë natës, por edhe mos ekspozimi ndaj diellit, janë 2 nga “sekretet” e saj për një lëkurë “pa moshë”.

    E pyetur nëse ofendohet kur njerëzit e akuzojnë se ka bërë ndërhyrje, ajo thekson se nuk e shqetësojnë aspak.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit