17.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    A akuzua se stonoi në koncertin e Noizy-t, Stresi shfaq provat për gojët e liga: Tani, lehni…

    I ftuar në koncertin e Noizy-t më 4 gusht në sheshin “Nënë Tereza” ishte edhe shoku i tij tashmë, Stresi.

    Teksa të gjithë prisnin një performancë të zjarrtë nga dy reperat, gjërat nuk shkuan vaj. Kjo pasi një problem teknik ia vështirësoi punën Stresit, duke bërë që performanca e tij mos të përshtatej me muzikën.

    Kaq mjaftoi dhe shpërthyen kritikat ndaj tij ne rrjet.

    Së fundmi si përgjigje ndaj gojëve të liga, Stresi ka publikuar një video nga prapaskena ku shihet duke rregulluar mikrofonin dhe kufjet. Që në përgatitje vihet re se ka patur diçka që nuk shkon.

    “Tani, lehni si qenë, o ziliqarë. Por, nuk ka problem. Ju vazhdoni flisni, unë kam disa punë të tjera”, shkruan ai duke e shoqëruar statusin me emojin e parave.

    Kujtojmë që menjëherë pas performancës Stresi kërkoi falje në mediat sociale.

    A akuzua se stonoi në koncertin e Noizy-t, Stresi shfaq provat për

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit