12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A bëjmë gabim nëse shmangim drekën?

    Ditët e javës jemi gjatë gjithë kohës në aktivitet. Takime, punë, përgjigje email-sh, fëmijët, shtëpia, etj, etj. Duke qenë kaq të ngarkuar ndodh që harrojmë të konsumojmë atë që duket si vakt kyç, drekën.

    Ndonëse e dimë me siguri që bëjmë gabim kur harrojmë të konsumojmë mëngjes, a vlen e njëjta gjë për drekën? Kjo ka vend për diskutim. Sipas nutricionistëve, nuk duhet ta shmangni si vakt, pasi përmes saj merrni kaloritë që ju duhen për të vazhduar pjesën tjetër të ditës. Çfarë keni konsumuar në mëngjes është shpenzuar me punën dhe energjinë e dhënë, prandaj dreka bëhet vakt i domosdoshëm.

    Nuk ka rëndësi sa të zënë jeni, shkëputuni pak nga puna për t’u furnizuar dhe funksionuar më mirë për pjesën e mbetur. Përveç kësaj, ju shërben edhe si kohë për t’u çlodhur mendërisht.

    Për ata që ndodhen në shtëpi, dreka është një model i shëndetshëm për fëmijët që bën familjen bashkë dhe i orienton të vegjëlit drejt shtëpisë, gjërave bio si dhe idesë së bashkimit.

    Nëse vazhdimisht e shmangni drekën, pyesni veten pse pasi nuk është mirë të injoroni për shumë gjatë nevojat e trupit. Nëse ndodh rrallë, nuk ndikon apo të kthehet në problem- thjesht trupi juaj do të ketë më pak fuqi dhe energji për të shpenzuar.

    Ju duhet dhe një tjetër argument për të mos harruar drekën? Duke vepruar kështu, ka shumë gjasa të zgjoheni natën dhe të abuzoni thjesht sepse ~organizmi juaj kërkon të ushqehet~. Ato kalori nuk ju duhen, kështu që kujdes! Respektoni më mirë vaktet kryesore.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit