8.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    A beson në romancën Heidi-Romeo? Erjola përgjigjet ndryshe nga Roza

    Ndryshe nga Roza, Erjola Doçi mendon se mes Heidit dhe Romeos nuk ka dashuri të sinqertë, por vetëm kimi.

    Komentet, Doçi i bëri nga studioja e “Fan Club” ku ishte e ftuar, tashmë si ish-banore ku u përball edhe me pyetjet e opinionistëve.

    “Mes Heidit dhe Romeos kam parë kimi dhe vetëm kaq. Ua kam thënë edhe në sy nuk është diçka e re. Dashurinë e vërtetë nuk e kam ndjerë në muret e asaj shtëpie nga çifti i fundit që mbeti në BBV”, tha ajo.

    Banorja u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës.

    Sa i takon emrit të fituesit, si Roza ashtu edhe Erjola dhanë atë të Julian Dedës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit