5.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “A do e falje tradhëtinë”, si i përgjigjet ndjekësit Fjoralba Ponari!

    Fjoralba Ponari u tregua për një kohë të gjatë shumë hermetike në lidhje me marrëdhënien e saj, megjithatë vendosi në fund që t`ia tregonte ndjekësve partnerin e vet, marrëdhënia me të cilin shkon për mrekulli.

    Por a do ta falte moderatorja tradhtinë? E pyetur nga një komentues, ajo tregoi qëndrimin e saj.

    “Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të.

    Kjo sepse unë kam punuar shumë me veten. Ta dua, ta respektoj, ta vlerësoj njeriun që jam sot dhe nuk do mundesha të përtypja një zhvlerësim/ cënim të asaj që jam e përfaqësoj si njeri, aq më tepër nga ai me të cilin unë kam zgjedhur të ndaj ëndrrat e projektimet e së ardhmes sime.

    Joshja e tundimi, na rrotullohet të gjithëve, pa dallim gjinore, ama në logjikën time tradhtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë”, është shprehur moderatorja, e cila po kalon momente të vështira pas humbjes së parakoheshme të së ëmës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit