24.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A do e “hajë” Fatmir Mediu vërtet këtë herë, apo është shou i radhës?

    Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK i komunikoi të martën më 10 janar 2023 ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzat lidhur me përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona. Pasi doli nga zyrat e SPAK, Mediu deklaroi për mediet ndër të tjera, se i ishte komunikuar akuza e njëjtë si ajo e ngritur në vitin 2009 nga Prokuroria e Përgjithshme.

    SPAK nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve që BIRN i drejtoi lidhur me statusin e procedimit penal të regjistruar ndaj Mediut dhe nëse ky i fundit ishte marrë i pandehur dhe komunikuar akuzat.

    Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk egziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut.

    Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, por kjo gjykatë ia pasoi Gjykatës së Posaçme çështjen, duke shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës.

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 24 shtator 2021, që i hapi rrugë procedimit të Mediut.

    Mediu e cilësoi të martën akuzën si të motivuar politikisht. “Më është prezantuar i njëjti fashikull, me të njëjtët prokurorë, me të njëjtën akuzë. Pra akuza e prokurorëve në 2009-ën, një akuzë që ishte tërësisht e motivuar politikisht është paraqitur edhe sot, po shtuar asnjë dokument dhe asnjë provë shtesë. Akuza e shpërdorimit të detyrës. […]Kam kërkuar që në fillim që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë për këtë çështje për 15 vjet, shpresoj që të kem mundësinë që të pyetem për aktet që unë kam firmosur”, deklaroi Mediu duke e cilësuar veten të pafajshëm. Ai u shpreh se Ministri i Mbrojtes është autoritet civil dhe se nuk mund të certifikojë një proces ushtarak.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit