10.5 C
Tirana
E premte, 6 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    A do ketë një marrëdhënie të re pas ndarjes me Ilir Metën? Monika Kryemadhi: Jam shumë e re…

    Monika Kryemadhi e ftuar në Top News, foli hapur për jetën personale pas ndarjes nga Ilir Meta, marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe raportin me fëmijët, duke theksuar se kapitulli i bashkëjetesës mes tyre është mbyllur përfundimisht.

    “Kam kujtime shumë të mira dhe shumë të këqija. Marrëdhënien me Metën e kam të mbyllur. Kemi tre fëmijë, do të martojmë fëmijët, do t’i japim dorën njëri-tjetrit, do pimë një kafe, por bashkëjetesa ime me të ka përfunduar”, u shpreh Kryemadhi.

    E pyetur nëse mendon se çfarë po mendon aktualisht Ilir Meta nëse po e dëgjon, ajo tha se nuk e ka këtë si shqetësim, pasi prioriteti i saj janë fëmijët.

    “Fare. I vetmi merak që kam është që fëmijët të mos shqetësohen dhe të mos mërziten. Ata e takojnë babain, i pyes si e kishit. Jemi në një proces gjyqësor dhe ai duhet të jetë i kthjellët dhe i shëndetshëm”, tha Kryemadhi.

    Ajo foli edhe për raportin e Ilir Metës me fëmijët, duke theksuar se ai ka një lidhje më të ngushtë me vajzën e vogël, Erën, ndërsa djali është më i përmbajtur dhe më i ngjashëm me karakterin e të atit.

    “Era është më emocionale dhe më familjare, djali është më komod, nuk kundërshton shumë, janë si njëri-tjetri. Unë kam një objektiv të vetëm: të zhbëj gjithë llumin që është hedhur mbi mua përmes gojës së Ilir Metës”, deklaroi ajo.

    Sipas Kryemadhit, fëmijët janë të lodhur emocionalisht nga takimet me të atin.

    “Ndonjëherë është i ftohtë, ndonjëherë i ngrohtë, ndonjëherë i axhituar. Kjo i rëndon fëmijët. Për të kujdesen nëna dhe motra e tij. Me motrat e Ilirit kemi pasur komunikim për të menaxhuar më mirë fëmijët. Me nënën e tij, pas operacionit, nuk kam pasur më kontakt. Me nusen e vëllait po, kemi marrëdhënie të mira”, tha ajo.

    Kryemadhi foli edhe për jetën e fëmijëve të saj, duke u ndalur te djali Besari, për të cilin tha se ka një shoqe dhe se ajo nuk është aspak një nënë xheloze.

    “Besari ka një shoqe, është vajzë e mirë. Kur është ajo te ne, shohim edhe më shumë Besarin. Unë e kam thënë gjithmonë, kush i do fëmijët e mi, unë i dua”, tha ajo.

    Në fund, Kryemadhi foli për jetën personale dhe dëshirën për të shijuar më shumë jetën, duke pranuar se nuk ka pasur mundësi ta bëjë këtë ndër vite.

    “Nuk kam bërë dasmë, nuk kam bërë festa, pushimet kanë qenë vetëm kontrolle shëndetësore. Jam shumë e re për ta mbyllur jetën, por shumë e vjetër për ta nisur nga e para. Nuk kam defiçencë një mashkulli në krah, kam deficencë që nuk kam shijuar jetën”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit