23.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A do martohet? Luli e “Përputhen”: Pse të iki kot për lesh, të më vrasë burri, kur jam si zonjë kështu beqare

    Tema që është trajtuar sot në “Aldo Morning Show” ka qenë” Vajza ka vendosur të mos martohet sepse kështu i pëlqen, por prindërit luftojnë për të kundërtën. Kush duhet të tërhiqet nga ky konflikt?

    Në një video call ka qenë ish-konkurentja e “Përouthen+40”, Luli, e cila tregon se është 66 vjeç dhe është beqare dhe shumë e lumtur. Sipas saj nuk ke pse e do burrin i cili mund të jetë një drogaxhi, pijanec që dhe mund t’ja marrë jetën.

    Luli: Sa për temën, unë jam beqare dhe më e lumtur, 66 vjeç, Luli nga Fieri. Jam shumë e lumtur dhe nëse do doja të martohesha, mund të martohesha, por në qoftë se të bie një burrë drogaxhi, pijanec, loz kumar dhe unë t’i bëj të gjitha dhe të vijë ai të më gjuajë me armë se tani ka dhe lloj lloj veglash, pistoletë, thikë, gërshërë, pse të iki unë kot për lesh, kur jam si zonjë e madhe. Nuk më pëlqen thënia e Mialbës që vajzat të martohen se kështu është zakoni dhe t’i bjerë një burrë i keq dhe ajo është i detyruar ta mbajë. Pse duhet ta mbajë ajo një burrë të tillë, që mund të jetë dhe i dhunshëm.

    Gjatë telefonatës ka ndërhyrë edhe një qytetare tjetër e cila është pro krijimi të familjes dhe se një vajzë nuk mund të qëndrojë beqare.

    Mialba: Jo një burrë drogaxhi e me pisllëqe, por një burrë tamam të saktë për të mbajtur familjen dhe atë si zonjë.

    Aldo: Po ku e ke mi këtë burrin pa mirë e ke?

    Luli: Ku e ke këtë garanci që ai është shumë i mirë, do sillet mirë? Ai kur është i pa pirë thotë të dua, kur është i pirë nxjerr thikën dhe të merr jetën. Nuk ka garanci jeta, ditët që jetojmë.

    Mialba: Ta kesh atë aftësinë që të zgjedhës shokun e jetës

    Luli: Mialba nuk njihet sot a burri as gruaja, mund të bashkëjetosh me vite të tëra dhe çdo vit del ndonjë cen, ndonjë gjë e keqe midis mashkullit dhe femrës. Kështu që ekonomia, Lekët, të gjitha mblidhen bashkë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit