Kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej disa vitesh është larguar nga skena dhe projektet muzikore, ku gjithashtu fshiu këngët e tij nga Youtube dhe u zhduk nga rrjetet sociale. Së fundmi po flitet se Flori do të rikthehet shumë shpejt dhe të gjithë janë sy e vesh nga veprimet e këngëtarit.
Para disa orësh, Flori ka publikuar një voice në Instastory, ku dëgjohet zëri i këngëtares, Elvana Gjata (kujtojmë se para disa vitesh ata janë përfolur se kanë qenë në një lidhje), ku shprehet:
“A do t’a heqësh qafe si njeri apo e do… thuaj të drejtën tani”, thotë Elvana Gjata.
Ndërkohë një zë tjetër përgjigjet:
“Se di”.
“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”, vijon audio me pjesën nga kënga e Florit, “Pa jetë”.
Më pas zëri i Florit dëgjohet teksa thotë:
“Historinë nuk e bën dot vetë”.
E gjithë kjo mbyllet me një kor fëmijësh që këndojnë po një pjesë nga këngë e artistit:
“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”.
Ky postim i ka habitur të gjithë dhe duket sikur me rikthimin e tij Flori do zbulojë edhe shumë sekrete që ne nuk i dimë.