Heidi Baci ishte e pranishme në premierën e filmit Dashuri me këste, ku e shijoi mbrëmjen si shikuese. Gjatë bisedës me Fatos Sulo nga Uëtëfë Show, ai i tha me humor:
“Të shohim vetëm në Fan Club.”
E angazhuar me projekte të reja, Heidi u shpreh se po i dedikon gjithë energjinë punës:
“Jam shumë e impenjuar me punën, kështu që po jap maksimumin e energjisë.”
Megjithatë, ajo pranoi se po mësohet gradualisht me dinamikën e re:
“Po mësohem avash-avash dhe ndihem çdo herë e më shumë si në shtëpi. Po marr edhe ato konfidencat për të bërë ndonjë batutë ndonjëherë, por avash-avash.”
E pyetur nëse do të eksperimentonte me aktrimin, Heidi nuk e përjashtoi një mundësi të tillë:
“Nëse do më jepej mundësia, patjetër që po. Pse jo? Unë jam tipi që i provon të gjitha.”
Ndërsa për jetën personale, sidomos atë dashurore, preferoi të mos komentojë.