13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A duhej publikuar video ‘virale’ e vajzës në pub me dy djemtë që po e puthnin?

    Një video e një vajze në një klub nate, në praninë e dy djemve, të cilët i qëndronin ngjitur pas trupi, u shpërnda nga disa media online.

    Publikimi asaj solli një reagim të madh nga personazhe publikë dhe jo vetëm, pyetja që shtrohet është, a duhej publikuar ajo video?

    Jeta private dhe kushtet për publikim të çështjeve private

    E drejta për jetë private i garantohet secilit. Nocioni i jetës private është një term i gjerë, pa përkuzim strikt, që përfshin, figurat private dhe publike të cilët kanë të drejtë të jetojnë privatisht larg vëmendjes së padëshiruar.

    Pëlqim

    Si rregull i përgjithshëm, informacioni për çështje personale nuk duhet të bëhet publik pa pëlqimin e personit në palë. Pëlqimi është një element i rëndësishëm gjatë përcaktimit nëse publikimi i një detaji nga jeta private ndërhyn në të drejtën për privatësi.

    Figurat publike

    Figurat publike janë persona që kryejnë detyra publike dhe/ose shfrytëzojnë burime publike. Më gjerësisht, gurat publike përfshijnë këdo që ka rol në jetën publike, pavarësisht nëse fushat ku veprojnë janë politika, ekonomia, artet, sferat sociale, sporti ose të tjera.

    Individët privatë

    Individët privatë të cilët nuk kanë hyrë në domenin publik, në parim gëzojnë mbrojtje më të madhe të së drejtës së tyre për privatësi. Sidoqoftë, veprimet e tyre mund t’i fusin ata në sferën publike, gjë që është arsyeja se pse gazetarët nuk kanë një ndalim absolut për të raportuar për ta, edhe pa pëlqimin e tyre.

    Duket se shqiptarët, gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohen për privatësinë e tyre dhe çfarë përbën shkelje të saj.

    Përveç proceseve gjyqësore këtë e tregon dhe numri gjithnjë e në rritje të denoncimeve pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit