20.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    A duhet të ndërhyjë qeveria në tregun e shtëpive?

    Nga Artan Xh. Duka

    1001 ҫati mbi kokё!

    Qeveria bёn mirё qё ndihmon me kredi tё buta pёr strehim. A ёshtё 1001 numri i fatlumёve rastёsi “magjike” si netёt arabe apo truk marketing politik (999 numёr treshifror ёshtё 2 dosje mё pak), boll tё bёhet udhё se edhe me 5 shifra tё ishte prapё mbetet pikё ujё nё detin e kёrkesёs pёr strehim. Mё mirё vonё se kurrё e mё mirё pak se hiҫ se edhe shpresa e besimi kёshtu vijnё!

    Mjerisht ҫmimet pёr shtёpi stonojnё me tё ardhurat sot. Rivlerёsimi i pasurive me tё cilat mburret qeveria, blerjet nga tё huajt, pastrimi i parasё etj, e bёjnё kredinё e butё me bisht pas. Pёrpara se tё ndihmojё me kredi tё buta, qeveria duhet tё rregullojё tregun e shtёpive e paraprijё me politika ekonomike qё rritin tё ardhurat, rregullojnё blerjet nga tё huajt, shmangin spekullimin pёrmes raportit tё drejtё mes kostos e ҫmimit nё treg, taksimit qё nxit ҫmime realiste, kontrollin e origjinёs sё pagesave etj, ndryshe, edhe me kreditё e buta shtёpia do kushtojё sa frёngu pulёn.

    Politika e strehimit duhet tё garantojё se ai shkon pёr ata qё u takon por mё parё, pёr ata qё shoqёria e shteti ua ka borxh nga e shkuara sikurse janё mijra familje nё banesa ish-pronarёsh. Proҫesi duhet tё jetё i tejdukshёm, objektiv dhe i ҫliruar nga yҫklat e tepruara burokratike qё pёshtjellojnё, lodhin e ngjallin mosbesim qё BeRama i ka huq (telenovelat e dosjeve historikisht nga bashkia e lart, pёrditёsimi rraskapitёs sepse ndryshe nga perёndimi ku jemi nisur, ҫertifikatat skadojnё(!) apo kemi ҫertifikata familjare qё nё perёndim nuk i konceptojnё etj).

    Hamёndje shkakton edhe arbitrariteti i kritere pёr kredi tё buta – niveli i tё ardhurave, kufiri i moshёs (ҫ’ne 40), struktura familjare etj. Sistemi i vlerёsimit me pikё nuk duhet tё jetё pёrjashtues bazuar mbi kritere arbitrare por kompensues qё askush tё mos ndjehet i pёrjashtuar apriori e hequr nga rradha pёr strehim.

    Tranzicioni me korrupsionin e klientelizmin pafre e ka cёnuar besimin qytetar tek sistemi e strehimi nuk bёn pёrjashtim. Kredi tё buta kanё marrё politikanё, deputetё, tё afёrm, administrata etj duke lёnё tё presё nё rradhё qytetarin e thjeshtё. Me mik gjejnё punё nё administratёn e tejfryrё e pastaj po ai vёnd pune ёshtё kriter qё me mik tё marrin edhe kredi! Ikin deputetё atje nga vitet 90 e Kuvёndi mbushet me tё rinj qё tё gjithё duan strehim e privilegje nga e para etj sajesa tipike BeRama.

    Qasja e kredive tё buta ёshtё shtrёngim rripi pёr qytetarin taksapagues, pensionistin njё jetё kontribues etj, ndaj dhe tejdukshmёria se kush pёrfiton ёshtё mё e pakta qё qytetari pret pёr tё shmangur klientelizmin, lojёn e kredon politike e zgjedhore pёr njё problem qё duhet tё bёjё politikёn bashkё.

    Nё emёr tё… maliqit!

    Sajesa si pensioni i trembёdhjetё, bonusi i pranverёs, gjeli i detit, ҫelsa nё dorё pas tёrmetit, pensionet speciale, tapi falas, falje gjobash, heqje e lehtёsime taksash pёr strategjikё e investitorё etj, nuk mbajnё era ligj, sistem e objektivitet por autokraci, klientelizёm, subjektivitet e pasiguri. Nuk mbjellin besim tek sistemi ushqejnё arbitraritet e yҫkla pafund.

    Pabarazia me ligj (lexo “maliq”) ёshtё sheshit. Nga pensionistёt qё ndahen nё specialё dhe dosido, bonuset me pikatore, sajohet pension i trembёdhjetё (boll t’i zёrё viti i ri!), autobuzё falas kur nuk ҫapiten dot, bonuse elektriku e taksash me “bishta” pas etj, qё pastaj ua pёrmёndin, sidomos nё fushata zgjedhore, ndёrkohё qё boll tё miratojnё pensione dinjitoze qё askush nё atё moshё tё mos ndjejё braktisje e mosmirёnjohje duke i ndarё ca me “kёmishё” e ca me gurё nё trastё.

    Deri ndodh qё ca pensionistё tё kenё njё shtёpi e tapi nga 90 e marrin bonuse elektriku e taksash ndёrkohё qё ca qё ishin nё shtёpi me ish-pronarё nuk morёn shtёpi e tapi nga shteti ndonse kontribuan njёlloj nё monizёm e tani po shteti e pёrdor kёtё si sebep pёr t’u mohuar edhe kёto bonuse sepse banojnё tek fёmija e nuk kanё shtёpi e tapi nё emёr tё tyre! Vallё do ua heqё shteti kёtё bonus edhe tё moshuarve tё pamundur qё detyrohen tё lёnё shtёpinё e tyre e jetojnё tek fёmija njё ditё?

    Ka edhe pensionistё qё shteti i “dёnoi” tre herё. U lanё pa shtёpi e tapi pas viteve 90, iu mohuan bonuse pensioni me preteksin e mungesёs sё tapisё dhe qёlluan tё jenё edhe ish-pronarё tokash qё qeveria i sorrollat nga viti 90!

    Qasja qar-qedere BeRama nuk njeh kufinj. Ndёrkohё qё me ligj diskriminon ata qё kanё tё drejtё, po me ligj favorizon ata qё pёr gjёra qё nuk u takojnё. Uzurpuesin e pronёs(urbanizim mё pas me taksat e qytetarit), investitorёt “strategjik” etj nё kurriz tё pronarit historik, strehimin si bonus pёr syresh qё marrin kredi tё buta por vijnё nga familje qё privatizuan shtёpi e pronё publike nё vitet 90, futen nё politikё pёr pёrfitime, futen me mik nё administratё etj nё kurriz tё pastrehёve tё viteve 90 etj.

    (Pa)siguria kushtetuese juridike!

    Ҫdokush mbetet i rrezikuar, pёrfshirё edhe ata me “kёmishё”, sa kohё sistemin e dominon voluntarizmi politik. Siguria juridike si koncept kushtetues ёshtё bёrё kurban i vijimёsisё BeRama.

    Pasiguria juridike pёrfshin ҫdo aspekt tё jetёs dhe as vetё Gjykata Kushtetuese nuk pi mё ujё.

    Si nё rastin e banorёve nё banesa ish-pronё private tё cilёve ajo njёherё u doli nё krah me llogjikёn e parimin kushtetues tё sigurisё juridike dhe mё pas u ktheu krahёt nёn presionin e politikёs sё kohёs (pёrjashto qeverinё Meta qё njohu tё drejtёn e kёsaj kategorie pёr strehim) duke e flakur kёtё parim kushtetues nё kosh, rastin e mbivendosjes sё tapive duke shfuqizuar atё historike (preҫedent i keq pasigurie ky mohimi i shёnjtёrisё sё pronёs edhe pёr ata me tapi “fringo” nё dorё sot) etj ҫёshtje themelore pёr njё shtet ligjor pёr tё mos pёrmёndur lojrat politike me amnistitё fiskale, faljet e gjobave, pasiguria e vёndit tё punёs, diskriminimi e dallimet mes pensionistёve etj.

    BeRama e qar-qederit e ka pёrmbysur piramidёn e vlerave e sё drejtёs nё vёnd. Syresh qё punoi 40 vjet nё monizёm nuk merr shtёpi ndёrkohё qё syresh qё tёrmeti i prishi shtёpinё i jep falas njё tё dytё(!), nevojtarёt pёrjashtohen me kritere ndёrkohё qё politikanёt marrin kredi tё buta kollaj, legalizohen falas e me ngut tokat e uzurpuara para se tё kompensohen pronarёt historikё(!) qё ikin pa lёnё gjё pas etj.

    Apatia qytetare ёshtё sot sfida mё e madhe pёr normalitetin demokratik. E nxitur lart nga politika abuzive e klienteliste dhe pabarazia e rrёnjosur nё ligj ajo e vendos qytetarin pёrballё dilemёs “murit me kokё” apo “Mete pёr vete”! Ka humbur solidariteti qytetar dhe ҫdokush nё hall e vuan nё vetmi. Nga pensionistёt nё skamje, studentёt e mjekёsisё tё kufizuar pas diplomimit, fermerёt pa ndihmё, punёtorёt pa tё drejta etj shto kёtu edhe tё kamurit qё si tё gjithё i ndruhen asaj qё e nesёrmja sjell.

    Mungesa e sigurisё juridike nuk kursen kёnd dhe shpresa, nё vёnd qё tё jetё atribut sistemi ёshtё nё varёsi tё politikёs duke bёrё qё qytetari i shtyrё nga mbijetesa tё bёhet indiferent. BeRama ka kopsitur gjithshka nё favor tё vijimёsisё sё sё autokracisё nga ekonomia, media, sistemi zgjedhor etj dhe ia ka marrё dorёn “teatrit” ditor pёr t’u shitur ndryshe nga ҫ’ёshtё.

    Bёjnё edhe sikur revoltohen me gjykatёsit qё duan tё ngrejnё rrogat me gjyq(!) por po aq konflikt interesi dёshmojnё edhe vetё kur votojnё tё rrisin rroga e shtojnё privilegje nё Kuvёnd (kredi tё buta, pensione, dieta etj), “krasitin” ligjin zgjedhor qё emёron vetveten e shumicёn nё Kuvёnd e bёjnё trajnim partiak pёr tё klonuarit e rradhёs nё funksion tё vijimёsinё politike BeRama.

    Normaliteti demokratik e shteti ligjor nuk kanё lidhje me qeverisjen qar-qedere qё privilegjon njёrin e diskriminon tjetrin njёkohёsisht. Pranimi nё BE mbase ndihmon por nuk ёshtё garanci me kёtё takёm qё na ёshtё poftisur nё derё dhe vetёm kur cёnimi i sё drejtёs sё ҫdokujt tё shihet e ndjehet nga shoqёria si cёnim i sё drejtёs sё gjithёkujt, vetёm atёhere shpresa e besimi tek siguria dhe e drejta mund tёzёnё sadopak vёnd.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit