Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediet u pyet nëse ka ardhur koha që “Bordi i Transparencës” i cili vendos çmimet e karburanteve duhet të shpërbëhet.
Presidenti Biden ditën e djeshme deklaroi se nafta ka pësuar rënie rekord, por në Shqipëri me sa duket kjo nuk ka ndikuar, pasi çmimi vijon të jetë po njësoj. Meta tha se çmimet në Shqipëri nuk ulen, pasi përfituesi kryesor është krye oligarku Edi Rama.
‘Krye oligarku Rama te këto çmime dhe lojëra që bënë me naftës është përfituesi kryesor. Bordi u shpik për të bërë lojëra. Përfituesi më i madhi gjithë këtyre çmimeve katastrofike është Edi Rama. Është e vërtetë që ka rënë në gjithë botën, por këtu nuk ka si të bjerë. Rruga është shporrja e kësaj qeverie të pashpirt e cila mendon se duke varfëruar shqiptarët do t’i bëjë të nënshtruar. Ka akumuluar një urrejtje e cila ka nisur të derdhet drejt rrugëve të Shqipërisë. Mjer ai që nuk i ka sytë‘, tha Meta.
Por ajo që ra në sy ishte se Ilir Meta nuk kërkon shkrirjen e bordit ndryshe nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili në daljet e tij ka thën se ky bord nuk duhet të ekzistoj.
Edhe pse çmimet globale të naftës ranë të enjten në nivelet e tyre më të ulëta që nga para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, pasi tregtarët shqetësoheshin për mundësinë e një recesioni ekonomik më vonë këtë vit që mund të përmbyste kërkesën për energji.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u ulën me 2,66 dollarë, ose 2,75%, në 94,12 dollarë, mbyllja më e ulët që nga 18 shkurti. Në Shqipëri aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 221 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve.
Dihet se përfituesi më i madh është oligarku më i madh i naftës Shefqet Kastrati të cilit kryetari i Lirisë nuk i përmend emrin.
Pyetjet që lindin në këto raste është:
Pse Ilir Meta nuk e përmend emrin e Shefqet Kastratit?
Pse kryetari i lirisë nuk kërkon që të lirohet nafta në Shqipëri?
Çfarë e frikëson kryetarin e Lirisë të kërkoj çmime më të lira?