11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A është ai i dashuri i Efit? Reagon Bruno dhe shuan të gjitha dyshimet

    Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Efi deklaroi se kishte dikë jashtë shtëpisë. Ajo shprehej me fjalët më të mira për partnerin dhe dukej se e donte shumë. Efi tregoi se të dashurit të saj i thërriste Genco, se ishte ekonomist dhe se rrobat e shtrenjta ja kishte blerë ai.

    Por promoja e një emisioni, së fundmi ka bërë “lëmsh” rrjetin, ku ish-konkurenti i “Përputhen” Bruno Shemsho, i cili deklaronte se “Jam në një marrëdhënie dhe jam shumë i lumtur” dhe më tej përmendte dhe emrin e Efit. Montimi ishte bërë në atë mënyrë ku linte të dyshohej se ai kishte të dashur Efin.

    Pas lajmeve të publikuara mbi këtë romancë të rremë, ka ardhur një reagim nga vetë Bruno, i cili përmes një postimi në InstaStory tregon se ai dhe Efi nuk janë në një lidhje. Bruno ka treguar se e dashura e tij nuk është një personazh publik.

    “Po e shkruaj këtë status për të mos e lejuar përshkallëzimin e një lajmi fake që po përhapet nga portale. Unë nuk gënjej, nuk shpif, e mbi të gjitha jam në paqe me veten për ç’ka paraqes. Montazhi, paraqitja nga media e asaj çka duan të nxisin turmën e deleve për të reaguar në mënyrë orgazmike është art më vete. Kjo lloj vëmendje mund t’i hyjë në punë veç njerëzve pa cop intelekti, karakteri e sedre. Ndaj t’i bie shkurt, jam i lumtur në një marrëdhënie, por me dikë që nuk është personazh publik.” shkruan Bruno.

    Se çka ka dashur të thotë Bruno dhe pse përmendi Efin na mbetet të presim videon e plotë.

    A është ai i dashuri i Efit? Reagon Bruno dhe shuan të gjitha

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit