8.5 C
Tirana
E enjte, 9 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    A është i majtë Rama?

    Nga Edmond Arizaj

    Nëse Fevziu, apo ndonjë gazetar e pyet Ramën “je i majtë?”, do të habitesha nëse ai do të përgjigjej Po. Përgjigja, sipas stilit të Ramës mund të mbérrijë deri në “Jam kryetar i Partisë Socialiste”, pa guxuar as të nënkuptojë anësi të majtë.

    Në botën e madhe, që po përmbytet djathtas, madje ekstremisht djathtas, me të majtët në Evropë e kudo, që nuk po kuptojnë ende se çpo ndodh dhe përse po ndodh, me një prej flamurtarëve të së majtës botërore si Trudeu, i dorëhequr jo vetëm prej problemeve të brendshme, të thuash jam i majtë, kur je në krye të një qeverie të një vendi të vogël, në prag të zgjedhjeve, është e rrezikshme. Jo pse mund ta verejë njeri…por po sikur ta verejë?!

    Kështu që me siguri, deri për zgjedhje Rama as ka për ta zënë në gojë këtë punën e së majtës. Edhe gjithsesi, në vendin tonë e majta dhe e djathta si koncepte dallohen vetëm kush ka pasur gjyshin me Ballin e kush me Partinë. E, ndoshta më herët se vonë, Ramës do t’i duhet, a do t’i kërkohet, a do të jetë i detyruar, të mbajë një qëndrim, ndoshta më të vështirin: Ku dhe si vallë do të rreshtohet?!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit