Kreu i SPAK Altin Dumani raportoi sot në Kuvend, teksa u pyet edhe nga deputetët.
Demokrati Klevis Balliu e pyeti lidhur me hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe për disa nga çështjet që mund të jenë afera korruptive, si tuneli i Llogarasë apo termocentralet në Vlorë.
Dumani tha se nuk ka asgjë për të thënë nëse Balluku është apo jo në hetim. Sakaq, pretendimit të Balliut se prokurori që po heton Ballukun, Dritan Prençi është në kërcënim, Dumani thekson se Prençi nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim.
Altin Dumani: Nuk kam për të dhënë asnjë koment. Prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen tim si drejtues. Jam në komunikim të përhershëm dhe deri këtë çast nuk më pa paraqitur ndonjë shqetësim.
Ka solidaritetin në çdo çështje që ka në ndjekje. Jo vetën Prençi por të gjithë prokurorët. Jam munduar të krijoj një ambient ku prokurorët janë të lirë të ushtrojnë ndjekje penale. Patjetër të gjithë i kam mbështetur dhe do i mbështes deri ditët e fundit që do jem në krye të SPAK.



