9.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A është manipuluese natyra njerëzore?

    Nga Julia Shaw

    Manipulimi emocional, është etiketuar si ana e errët e inteligjencës emocionale nga ekspertja Elizabet Ostin nga Universiteti i Edinburgut në Skoci. Por çfarë do të thotë kjo? Ostin dhe kolegët e saj krijuan në vitin 2007 Shkallën e Manipulimit Emocional.

    Sipas kësaj shkalle, njerëzit me një shkallë më të lartë të manipulimit emocional, iu përgjigjën me po sjelljes në mënyra që kanë pasoja të dukshme negative si për shembullUnë di si ta turpëroj dikë, për ta penguar ata të sillet në një mënyrë të veçantë, dhe Unë di të vendos 2 njerëkundër njëri-tjetrit.

    Sjelljet negative më pak të dukshme, mund të kenë ndikim në këtë klasifikim, përfshirë dakordësinë me deklarata të tilla si Unë mund ti bëj komplimente dikujt, për tia marrë librat e tij më të mirë”, dhe Unë jam i aftë në zbutjen e njerëzve, në mënyrë që ata të kenë më shumë gjasa të bëjnë atë që u them.

    Po ashtu studiuesit zbuluan se sa më lart të renditeshin njerëzit në shkallaren e manipulimit emocional, aq më lart renditeshin ata pëmakiavelizmin e tyre, një tipar që përfshin të qenit i pashpirt, moralisht indiferent dhe tejet manipulues.

    Megjithatë, inkuadrimi i manipulimit si një gjë natyrshëm e keqe, dhe që kryhet vetëm nga njerëz të këqij, është i pasaktë. Ka shumë arsye pse njerëzit duan të manipulojnë një situatë sociale, në mënyrë që të funksionojnë mirë për veten e tyre, dhe të mos sjellin pasoja negative për të tjerët.

    Interesi vetjak mund të përputhet me interesat e të tjerëve, dhe mund të çojë në sjellje prosociale. Për shembull, unë bëj ndonjëherë gjëra për ti bërë të tjerët të ndihen mirë, sepse e di që do bëjë të ndihem mirë. Është një situatë ëinëin, ku dalin të gjithë të fituar.

    Këtë kompleksitet tregun Ostin dhe kolegët, kur në vitin 2013, kaluan nga shkalla e tyre origjinale në shkallën e Menaxhimit të Emocioneve të të Tjerëve. Kalimi nga termi manipulim në “menaxhim”, inkurajon një mënyrë tjetër të të folurit për këtë lloj sjelljeje.

    Versioni më i fundit i shkurtër i Shkallës së Menaxhimit të Emocioneve të të Tjerëve, u botua në vitin 2018 nga Ostin dhe kolegët. Ai zbërthen larminë e mënyrave, përmes së cilave njerëzit përpiqen të menaxhojnë emocionalisht njerëzit në lloje. Dy të parat janë përgjithësisht prosociale, e treta dhe e katërta janë joprosociale, dhe e pesta konsiderohet neutrale.

    PërmirësimiOfrimi strategjik i ndihmës, siguria, ose shfaqja e mirëkuptimit për të përmirësuar gjendjen shpirtërore të dikujt.

    DevijimiTë qenit pozitiv ose përdorimi i humorit, për të përmirësuar gjendjen psikologjike të dikujt.

    PërkeqësimiPërdorimi i kritikave ose komenteve negative, minimi i besimit ose të qenit i zemëruar për të fituar diçka.

    Të qenit jo vetvetja: T’i bësh dikujt lajka, të mërzitesh, ose të ndihesh fajtor për të marrë atë që dëshiron.

    Fshehja: Fshehja e asaj që ndjeni vërtet, veçanërisht fshehja e emocioneve negative.

    Përdorimi i këtij koncepti të manipulimit, na tregon se përpjekja për të ndikuar tek ajo se si ndihen njerëzit rreth nesh, është një pjesë thelbësore e ndërveprimit njerëzor. Ndoshta disa prej nesh po i manipulojnë përditë të tjerët.

    A janë disa prej nesh më të aftë në manipulim se të tjerët? Në vitin 2020, Ngujen Ngoc dhe kolegët e tij publikuan një përmbledhje studimesh që përfshinin gjithsej 5.687 pjesëmarrës.Ata zbuluan se njerëzit me një inteligjencë emocionale të lartë, shënuan rezultate më të larta në manipulimin emocional.

    Kjo do të thotë se aftësia për të lexuar situatën, dhe për të gjetur atë për të cilën kanë nevojënjerëzit, është një avantazh për të manipuluarÇështja është se çfarë bëjnë njerëzit me këtë avantazh.

    Të qenit i aftë në manipulimin emocional mund të përdoret ose për të ndihmuar, ose dëmtuar njerëzit, në varësi të motivimit të manipuluesit, shkruajnë ata. Duke pranuar se ne të gjithë jemi manipulues, mund të identifikojmë më mirë kur po i manipulojmë njerëzit, dhe në këtë mënyrë të mbajmë nën kontroll motivimet tona. / Science Focus – Bota.al

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit