12.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    A është mëkat pornografia? Teologu: Sot turpi haet me bukë, është rritur uria sek*uale. Masturbimi akt i shëmtuar

    A është pornografia mëkat? Lidhur me këtë çështje në aspketin fetar foli teologu, Miron Çako. Ai tha se pornografia është mëkat i padiskutueshëm dhe se sipas tij pornografia arrin deri në inskeninim e pervesitetit.

    Teologu tha se pornografia është “ikonë e djallit”. Sakaq ai sqaroi se në vetvete marrëdhënia seksuale është dhuratë nga Zoti, por kur ajo bëhet publike kthehet në një biznes, për të manipuluar masën.

    Më tej ai tha se në aspektin fetar pornografi është mëkat, sepse është abuzim me seksualitetin dhe mbi të gjitha është seksualitet jo real, që krijon ide të gabuara ndaj marrëdhënies seksuale.

    Miron Çako: Pornografia inskenon dhe perversione. Marrëdhenia seksuale është intime, jo publike. Nesë bëhet publike, nuk është më marrëdhënie seksuale por një bzines, plus një lloj strategjie për të manipuluar masat.

    Është problem për shoqërinë, ka prishur shëndetin mendor të njerëzve, është mëkat i padiskutueshëm, sepse neve joshemi nga seksi i të tjerëve. Jemi në një situatë jo reale dhe nisim fanatazojmë me imagjinatën tone. Në botën tonë është rritur një uri seksuale.

    Kjo ka sjellë dhe inçestet në familje, sepse pornografia është e aksesueshem lehtë. Ai ushqim krijon reaksion kimik te njerëzit. Seksualiteti është joshës për njeriun, është dhuratë e Zotit, nuk është mëkat.

    Ne nga seksualiteti kemi ardhur këtu, ne nuk e atemojmë seksin, çështja është kur seksualiteti kthehet në vartësi dhe bëhet publik. Ka shumë njerëz që duke parë pornografi krijojnë vartësi sa nuk kanë një marrëdhënie të shëndetshme me parnertin e tyre…

    Sot turpi haet me bukë. Në aspektin fetar është mëkat sepse është abuzim me seksualitetin dhe mbi të gjitha është seksualitet jo real, të krijon ide të gabuara ndaj seksualitetit…

    Pastaj në jetën reale zhgënjehesh nga seksualitei, ka njerëz që kënaqen më shumë kur shohin porno se sa në jetën reale.. Ka njerëz që ikin nga krevati i tyre, lënë bashkëhorten/in dhe shohin porno.

    Teologu tha se ditët e sotme vëmendja qëndron nga mëngjesi deri në darkëë te marrëdhëniet seksuale. Për rrjedhojë ai e cilësoi brezin e sotëm “të pabesë dhe imoral”.

    Më tej ai tha se njeriu jeton dhe pa seksualitet. Seksualiteti sipas teologut është instikt që nëse do e vë në punë ose jo,

    Miron Çako: Sot qenia njerëzore ka rënë nga niveli i saj mendor. Shumë qytetrime janë shkatërruar kur seksualiteti është bërë diçka prej limiteve, sot kemi në një brez që quhet brez i pabesë dhe imoral.. Nga mëngjesi deri në darkë vëmendja rri te seksualiteti…Masturbimi është shumë i shëmtuar. Di shumë njerëz të moshuar që harxhojnë pensionin e tyre për pornografi dhe akte të tjera që janë abuzive për seksualitein…

    Për moshën e tretë është shumë problem, sepse thonë na iku jeta, dhe shkojnë drejt pornografisë. Njeriu jeton dhe pa seksualitet. Seksualiteti është instikt që ti nëse do e vë në punë ose jo, seksualieti nuk është diçka jetike si ushqimi. Është mëkat që është në psiqikun tonë, dhe në fizikun tonë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit