Juela dhe Mateo së fundmi janë parë shumë afër, të cilët kanë krijuar një shoqëri të mirë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë.
Ditën e sotme Juela, Brikena dhe Kristi kanë zhvilluar një bisedë lidhur me situatën mes dy banorëve. Ku Kristi ka pyetur Brikenën se është mërzitur që ata të dy rrinë bashkë dhe se kanë krijuar një shoqëri.
Brikena është shprehur si Juela ashtu edhe Mateo janë beqarë dhe kanë të gjithë lirinë për të vepruar.
Gjithashtu ajo shtoi se Juela si person, zë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe se, pavarësisht dinamikave brenda shtëpisë, miqësia mes tyre do të vazhdojë edhe jashtë “Big Brother VIP”.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Po sikur Juela të kishte një gjë me Mateon, do mërziteshe?
Juela: O Zot, nuk besoj
Brikena: Unë ja thashë edhe kësaj, ta thashë edhe më herët ty
Juela: Nuk dua absolutisht
Brikena: Unë personalisht e kam shprehur, e kam thënë që nuk kam pëlqim për Mateon. Përderisa Juela është beqare, Mateo është beqar, e kanë gjithë të drejtën dhe lirinë e botës me bërë ça të duan. Unë kurrë nuk kam shkuar te Juela me i thënë ‘pse po flet, ça po bën, pse s’po bën’. Gjithkush e ka lojën e vet këtu, ajo ka lojën e vet, unë kam lojën time. Unë kam thënë, Juela si person ka një vend të veçantë tek unë. Unë e di që jashtë “Big Brother” do bëhem shoqe me Juelën, se më pëlqen si person. Por që për lojën, edhe me ja dasht të mirën një personi, nuk i them bëj kështu. Duhet me qenë i lirë me bërë ça të dojë ajo, unë në asnjë moment nuk kam për ti thënë pse e bëre, pse se bëre.



