Gazetari dhe ish-banori i Big Brother VIP, Bledi Mane, i ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV, ka treguar për marrëdhënien e tij me çiftin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, duke ndarë edhe një moment kur vendosi të ndalojë çdo lloj ngacmimi publik ndaj Kiarës.
“Në fillim, kur dola nga Big Brother, e ngacmoja Kiarën me postime. Kur ajo hapi linjën e saj të rrobave, postova një foto nudo dhe thashë: ‘Kjo është linja ime e rrobave.’
Më pas mora vesh që Kiara ishte shtatzënë dhe vendosa ta ndaloj çdo ngacmim. Thashë: ‘Do bëhet nënë, ka streset e veta, nuk i duhem edhe unë mbi kokë,’” – tregoi Mane.
Ai shtoi se marrëdhënia me çiftin ka mbetur korrekte dhe e distancuar, pa afeksione apo bashkëpunime të shtirura.
“Ne përshëndetemi kur rastisim. Marrëdhënia ime me Luizin është e njëjtë si brenda shtëpisë së Big Brother. Ndryshe nga shumica e banorëve që u kthyen në ‘ushtarë’ të Luizit, unë nuk isha asnjëherë pjesë e asaj ‘ushtrie’.
Nuk u bëmë kurrë fallco as nuk ndiqemi në rrjete sociale, as nuk i kemi dërguar zemra njëri-tjetrit, as kemi premtuar bashkëpunime. Të tjerët e lejuan Luizin t’i përdorte, ndërsa unë jo. Unë kam qëndruar gjithmonë në pozicionin tim,” – përfundoi Mane.