17.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    A janë këta “5 flamuj të kuq” pjesë e karakterit tënd?

    Jo vetëm të tjerët kanë flamuj të kuq, na fal që po ta themi, por ke edhe ti.

    1. Shpenzon shumë kohë duke gjetur gabime tek të tjerët

    Për ty, një sjellje, apo shaka e tepruar është gjithnjë gabim. Nuk heziton aspak të kritikosh dhe gjykosh të tjerët, si dhe të gjesh diçka që nuk shkon menjëherë.

    2. Tërheq drejt vetes njerëz të padisponueshëm emocionalisht

    Shkon në takime, apo gjithmonë krijon raporte në të cilat ti jep dhe nuk merr asgjë.

    3. Merr përsipër gjëra dhe detyra që e di shumë mirë që nuk mund t’i bësh

    Më pas, ndihesh keq sepse mendon se mund të zhgënjesh të tjerët.

    4. Merr pjesë në aktivitete që nuk të kënaqin dhe të marrin energji

    Po, edhe ky është një flamur i kuq, mbi të cilin duhet të reflektosh.

    5. Bën thashetheme për këdo

    Edhe nëse ke miqësi të ngushtë, sërish nuk lë pa i kaluar në sitën e thashethemeve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit