Në cilën moshë është më i lumtur njeriu? 20 apo 70 vjeç? Ky ishte fokusi i një studimi të botuar në revistën Psychological Science, i cili sugjeron disa përgjigje surprizuese, por edhe disa paralajmërime të rëndësishme.
Kënaqësia nga jeta u mat duke u kërkuar pjesëmarrësve të vlerësonin jetën e tyre aktuale në një shkallë nga 0 (jeta më e keqe e mundshme) në 10 (jeta më e mirë e mundshme). Studiuesit zbuluan se, mesatarisht, kënaqësia nga jeta vlerësohej afërsisht 5.8 në moshën 20 vjeç dhe 5.4 në moshën 70. Me fjalë të tjera, kënaqësia nga jeta tregoi rënie margjinale me kalimin e kohës.
Megjithatë, vetëm për shkak se të dhënat treguan një rënie graduale të kënaqësisë nga jeta gjatë jetëgjatësisë nuk do të thotë se duhet të jetë gjithmonë kështu. Në fakt, studiuesit identifikuan disa pengesa të rëndësishme potenciale kundër rënies së lumturisë që lidhet me moshën.
Së pari, vendi ku jetoni ka rëndësi. Studiuesit ekzaminuan trajektoret e kënaqësisë nga jeta në 10 rajone anembanë botës dhe zbuluan se në Europën Lindore (e përbërë nga Shqipëria, Armenia, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedonia, Mali i Zi, Qiproja Veriore, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina) treguan rëniet më të mëdha të përgjithshme të lumturisë gjatë gjithë jetës. Ndërsa në Australi, Kanada, Irlandë, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), kënaqësia nga jeta në fakt priret të përmirësohet me moshën.
“Një shqetësim i përhapur mes shumë njerëzve në mbarë botën është se të rritesh dhe të arrish statusin e të moshuarve do të thotë të lënë pas ditët e tyre më të mira”, thonë studiuesit. “Sidoqoftë, një pjesë e mirë e hulumtimeve ka treguar se nivelet e lumturisë mbeten relativisht të qëndrueshme gjatë gjithë jetës. Duke përdorur seksione nga 166 kombe (më shumë se 1.7 milionë të anketuar), ne zbuluam vetëm dallime shumë të vogla në kënaqësinë e jetës”.
Studiuesit gjithashtu hulumtuan nëse statusi martesor dhe i punësimit ndikuan në trajektoren e lumturisë dhe ata zbuluan se martesa dhe punësimi ishin të lidhura me nivele më të larta të kënaqësisë nga jeta, por lidhja ishte më e fortë për punësimin, veçanërisht rreth moshës 50-vjeçare.