SHELL ka zbuluar në nëntokën shqiptare një sasi të madhe gazi dhe nafte, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me biznesmenë në Holandë.
Sipas kreut të qeverisë, ky zbulim do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë, por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Europës.
“Holandë ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur.
Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in.
Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHell-i po arrin në vendin tonë.
Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra.
Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Europës”, tha Rama.