1.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A ka dikë në jetën e saj? Tayna rrëfehet për jetën personale: Më kanë ofruar të punoj në Amerikë

    Tayna ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj eprsonale dhe profesionale. Reperja e shumë hiteve tha se ka pasur një ofertë për të punuar në Amerikë por ka refuzuar. Sipas saj, artistët shqiptarë janë më të talentuarit në Evropë.

    “Më kanë ofruar që të shkoj në Amerikë, e kam refuzuar për shkak të audiencës shqiptare. Nuk dua ta ndërroj audiencën por ta shtoj. Muzikën shqiptare e dëgjojnë edhe njerëz që nuk dinë shqip. Kur shkoj nëpër koncerte jashtë, ka shumë njerëz që ju pëlqen muzika edhe pse nuk kuptojnë se çfarë po them.”, tha ajo.

    “Mendoj se ne jemi për momentin më të talentuarit dhe të përfolurit në Evropë.”, tha reperja. Ndërkaq, ajo tregoi gjithashtu se kohët e fundit ka pasur dhe probleme shëndetësore. Tayna tregoi gjithashtu se nuk është në një lidhje dashurie.

    “Jam me fat se kam pasur një jetë të mirë. Por përtej këtyre të mirave, vitin e kaluar, kam pasur probleme shëndetësore dhe nuk kam dhënë maksimumin në çdo aspekt të jetës time. Fatmirësisht kanë kaluar.”, tha reperja. E pyetur për takimet romantike, ajo tha:

    “Ai që më do të më sjell një aeroplan privat, bëj shaka. Nuk është se di shumë për ‘date’, nuk di çfarë vishet… si shkohet… Nuk di shumë për date.”, tha Tayna.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit