15.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    A ka dorë Amerika, në emërimin e dy “pastorëve” si ministra nga Rama?

    Toni Gogu dhe Ermal Nufi, dy “ministra pastorë” dhe tundimi për të lexuar mesazhe në politikë. A është thjesht rastësi apo një sinjal i heshtur drejt politikës amerikane?

    Nga Migena Aleksi

    Emërimi i dy figurave me profil fetar në poste ministrore ka nxitur një interpretim interesant në disa media. Qarkullon ideja se kjo mund të jetë një lloj sinjali politik drejt rrethit politik të Donald Trump, duke pasur parasysh peshën që kanë komunitetet evangjeliste në politikën amerikane.

    Në pamje të parë, një ide e tillë mund të duket e ekzagjeruar. Emërimet në qeveritë shqiptare zakonisht shpjegohen me arsye shumë më të thjeshta, psh mediokriteti dhe besnikëria ndaj kryeministrit.

    Megjithatë, politika nuk është gjithmonë kaq lineare. Në diplomaci dhe në komunikimin politik shpesh përdoren edhe sinjale simbolike. Gjestet, emrat, profilizimi i figurave publike mund të interpretohen si mënyra të buta komunikimi me partnerë apo me qarqe të caktuara ndërkombëtare.

    Në këtë kuptim, nuk është e pamundur që dikush të shohë në këto emërime edhe një dimension më të gjerë si simbolika e fshatit tonë politik.

    Shqipëria është një vend i vogël, shumë i varur nga marrëdhëniet me SHBA dhe qeveritë shqiptare historikisht kanë qenë të ndjeshme ndaj klimës politike në Uashington. Por nga ana tjetër, duhet pranuar edhe një prirje tipike jona, tundimin për të parë plane të mëdha të fshehta pas çdo vendimi politik.

    Megjithatë, fakti që këto teori gjejnë terren nuk është i rastësishëm. Mosbesimi është rritur. Kur njerëzit besojnë se informacioni manipulohet, ata priren të kërkojnë shpjegime alternative për çdo vendim politik.

    Edhe në Shqipëri kemi një traditë të ngjashme interpretimi të politikës. Çdo zhvillim shpjegohet si pjesë e një loje të fshehtë më të madhe. Kjo ndonjëherë prodhon analiza interesante, por shpesh na largon nga ajo që është më e rëndësishme.

    Bota shpesh nuk drejtohet nga plane të mëdha sekrete, por nga një përzierje interesash, ambiciesh, madje dhe rastësish.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit