11.5 C
Tirana
E enjte, 5 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    A ka faj nëna e 10-vjeçarit që shante me gjyshen në Tik Tok? Eksperti: Edhe ajo është fajtore!

    Eksperti i it, Tom Kallanxhi, ka folur rreth ngjarjes së ditës së djeshme, ku gjyshja dhe babai i një 10-vjeçari janë arrestuar, pasi e shfrytëzonin këtë të fundit për klikime në TikTok.

    Në këtë rrjet social qarkullonin video të tij duke folur me fjalor tepër banal e të papërshtashëm.

    Ishte nëna e 10-vjeçarit, ajo që denoncoi në polici rastin e abuzimit nga ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrra, megjithatë Tom Kallanxhi  tha se edhe nëna e 10-vjeçarit nuk duhet të përjashtohet.

    Si ka mundësi që një fëmijë që rri një muaj me mamanë dhe një ditë me babain i thotë këto fjali, ai rri një muaj me mamanë. Edhe pala tjetër mund të jetë fajtore. Është e vështirë që një fëmijë të reagoj kështu vetëm se rri 1 ditë me gjyshen e babain. Pse se ka çuar në psikolog. Shteti duhet të interesohet”,-tha eksperti i IT.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit