26.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “A ka fjetur Andi?”- Çfarë shkruan Sulo Gradeci, për shëtitjet e gjata të Enver Hoxhës me gazetarin Andi Bushati

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar sërish analistin Andi Bushati, i cili u revoltua pse televizionet transmetuan kronikën e hapjes së dy konvikteve të reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

    Në një postim në Twitter, Veliaj ka hedhur një foto të publikuar dje nga mediat, ku analisti Andi Bushati shfaqet me ish diktatorin Enver Hoxha, dhe ky i fundit i ka hedhur dorën në sup.

    “Jo jo, s’e kam për metaforë letrare, e kam për prehrin real te Enverit e gjithologut, që sillet si troll patetik! Mjerë e djathta ku ka degraduar”, shkruan Veliaj.

    Ai ka postuar edhe një pasazh nga libri me kujtime i ish truprojës së Enver Hoxhës, Sulo Gradeci, me titull “30 vjet pranë shokut Enver”, ku i ka kushtuar disa paragrafe edhe gazetarit Andi Bushati kur ishte fëmijë, duke qenë se ai ishte nipi i Hysni Kapos.

    Sulo Gradeci shkruan në librin e tij për Andi Bushatin:

    “Se ç’dashuri kishte shoku Enver për të vegjlit e pamë përsëri kur shoku Hysni Kapo u bë gjysh. Andi, nipi shokut Hysni, nisi të hidhte hapat e parë e të lidhte fjalitë e para dhe shoku Enver gjithmonë e merrte pranë, e puthte, luante me të e mbante në krahë, e shëtiste.

    Si në kohë pushimesh në Vlorë por sidomos në Tiranë, kur dilte shëtitje shoku Enver shumë shpesh afrohej tek dera e oborrit të shokut Hysni dhe trokiste me shkop.

    Sapo dilnin e bëheshin gati ta prisnin ai u thoshte:

    Aa, jo, jo! S’kam ardhur për vizitë. Pa shihni a ka fjetur Andi? Kur ishte zgjuar e merrte me vete dhe kalonte me të voglin një pjesë të mirë të kohës. 

    Dukej sheshit që kjo gjë e gëzonte dhe e bënte të lumtur sa më s’ka e, ajo që ishte më e rëndësishme, e çlodhte dhe e përtërinte.

    Njëherë pas u nda me Andin e vogël e po e përshëndeste nga larg, i thashë me të qeshur: Kjo rinia jonë u bë goxha….”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit