Jori Delli ka qenë e ftuar në episodin e parë të emisionit “Top Arena” ku është pyetur për pasionin e saj ndaj futbollit, por edhe për raportin e saj me Noizyn dhe mesazhet që ka marrë nga ky i fundit për lidhjen e saj aktuale.
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 2” thotë mes saj dhe Noizyt nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje.
“Ai madje më ka uruar edhe për lidhjen time aktuale, por mes meje dhe Noizyt nuk ka pasur asgjë më shumë. Mund të them që ai qenë si një vëlla i madh për mua,” thotë Delli.
Jori, nga ana tjetër prej disa kohësh është në një lidhje me reperin italian Fred de Palma. Ata kanë një njohje shumë të gjatë, pasi kanë qenë të lidhur dhe me pas janë ndarë. Pas daljes së Jorit nga “BBV 2”, ajo është rilidhur me reperin, me të cilin ndan shpesh momente nga jetesa në Itali, si dhe aventurat e tyre përmes fotove dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.



