13.5 C
Tirana
E enjte, 5 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “A ke menduar ndonjëherë për treshe?” Pyetja e Meritonit për Rozën ‘nxeh gjakrat’ në BBV

    Një pyetje intime e Meritonit ka shkaktuar reagime të ashpra nga banorët. Ai iu drejtua Roza Latit, të cilën e pyeti nëse kishte menduar ndonjëherë të bënte seks treshe.

    Pyetja u cilësua si ofenduese dhe provokative dhe pati reagime të ashpra nga Roza, Françeska, Rikja dhe Graciano.

    Roza u shpreh se pyetja e tij ishte e rëndë dhe seksuale dhe sipas saj Meritoni nuk është i vendosur në qëndrimet e tij, pasi për pyetjet që iu bë Ilnisës “a do bëje seks për të ik në finale”, ai reagoi keq dhe e cilësoi pyetje ofenduese.

    Të njëjtin qëndrim ndau edhe Françeska, e cila i tha më tej “ti nuk e di se çfarë flet. Pse të djeg për Ilnisën dhe bën vet këto pyetje?

    Pjesë nga diskutimi:

    Graciano: S’mund t’i thuash dot për treshe

    Meritoni: Pse?

    Graciano: Të duket normale?

    Meriton: Shumë normale është, pse ça ka që nuk është normale?

    Roza: Është ofenduese.

    Graciano: Nëse do ia thoshte dikush të afërmit tim nuk do të reagoja mirë.

    Roza: Unë kam shumë respekt për veten dhe nuk i bëj këto gjëra Meriton.

    Françeska: Kur pyetet Ilnisa për marrëdhënie në krevat është degraduese, por ti që të pyesësh për treshe është normale? A je në terezi, ti nuk e di se çfarë flet. Pse të djeg për Ilnisën dhe bën vet këto pyetje?

    Roza: Pyetje provokative dhe seksuale nuk kam bërë ndonjëherë unë, kjo është shumë ofenduese.

    Meritoni: Unë thash a ke mendu, jo a ke bërë.

    Rike: Ik o Meriton më lër rehat. Po flet me Rozën, se të m’i thoshe mua treshet t’i tregoja unë. E ka kap me mua ky, sa ca i bën nominimi këtij.

    Meritoni: Është normale, unë kam një shok është i martuar, ka marrë dy vajza jeton me to.

    Roza: Ti bërë namin për pyetjen për Ilnisën a do bëjë seks për të ik në finale, pse bie ndesh me qëndrimet e tua. Nuk po dukesh serioz!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit