24.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A mund të zgjidhet Linda Rama, presidentja e re e Shqipërisë?

    Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë dy emrat që do të dëshironte t’i shihte si presidente të Republikës së Shqipërisë.

    Haxhiu ka thënë se do të kishte dëshirë t’i shihte si presidente Lea Ypin ose Linda Ramën.

    Për këtë të fundit, Haxhiu thotë se është e pamundur pasi sipas gazetarit, Linda Rama ka një moral të lartë dhe nuk i shkon mendja të hyjë në një garë të tillë kur bashkëshortin e ka kryeministër të vendit.

    “Nëse do mendimin tim se kë do të kisha dëshirë unë, unë e pamundur se unë do të kisha dëshirë 2 njerëz për të cilët unë kam respekt të jashtëzakonshëm: Lea Ypi, Linda Rama.

    Linda Rama nuk mund të jetë se është gruaja më e rëndësishme që ka logjikën politike, që ka informacion të jashtëzakonshëm politik, ekonomik të gjitha.

    Por nuk bëhet, nuk është çështje e dëshirës time. Për mua është një ndër figurat më të rëndësishme që ka shoqëria shqiptare.

    Linda ka moral të lartë publik dhe personal dhe jo që nuk i shkon mendja, por as nuk do të hyjë në një garë kur bashkëshortin e ka kryeministër.

    Zgjedhja ime e dytë e mirë është Lea Ypi, është e kundërta e Ilir Metës, moraliste, e majtë, i duhet kësaj shoqërie, debatuese, grua. Pra janë dy femra, të cilat unë kisha pasur qejf që t’i ishin president”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit