Kanali TCH raporton se një nga të arrestuarit në Gramsh ka pranuar se ishte porositur nga agjentura ruse për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë.
Sipas burimeve të këtij kanali, “shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellësa në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione”.
Pjesë nga raportimi i TCH:
“Sipas burimeve të Top Channel, shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione.
Mikhail Zorin ka deklaruar se me agjentët e vendit jo mik me Shqipërinë bëhej vetëm me Telegraf, por nuk i njeh me emra hetuesit rusë. Ai ka treguar se me dronin që u gjet në çantë, ka filmuar mbi liqenin e Bovillës dhe ka filmuar gjithashtu edhe në portin e Durrësit..
Por faqja online ResPublica, me pronar djalin e Aleksandër Meksit, thotë se ky raportim e rendit kanalin TCH në vijën e parë të budallallëkut.
“Një sherri absurd mes rusëve dhe ushtarëve qeveria po i jep tonin e një episodi spiunazhi. Në vijën e parë të budallallëkut publik, të paktën për mënyrën e raportimit, qëndron Top-Channel që po zbërthen ditë pas dite ca materiale ekskluzive që as i afrohen te maja e thembrës planeve të Tomit për të kapur Jerry-in në hapësirën e 3 minutave. Tani pamje me dron të Bovillës dhe Durrësit gjen në youtube sa ta hanë qentë. Për çfarë duhen pamje me dron për llogari të shërbimeve sekrete?…” – shkruan faqja e djalit të Meksit.
Ky i fundit dyshohet se financohet nga rusët, pasi në mediat e tij i jep zë propagandës ruse, madje ambasadori rus është si më shtëpinë e tij aty, duke qenë se jep intervista herë pas here.