15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A po e gënjeni veten? Zbuloje këtu

    Dashur pa dashur të gjithë ndonjëherë e gënjejmë veten, por kjo bëhet problematike nëse duam të arrijmë objektiva të rëndësishme në jetë. Është e vështirë për dikë të përballet me hendekun mes atij që është dhe atij që dëshiron të jetë, por deri ku mund të arrimë duke gënjyer veten? Rritja personale nuk varet vetëm nga motivimi ynë. Njeriu ka një dëshirë të fortë për rehati, për t’u ndjerë mirë dhe për t’u dukur mirë. Kjo jo rrallë herë na pengon të bëjmë gjërat që na vlejnë vërtetë dhe janë në një linjë me virtytet dhe vlerat tona.

    Si ta kuptoni që po e gënjeni veten dhe atëherë kur s’e pranoni këtë?

    1. Moti prish gjithmonë planet e tua

    Kur ti e ke ndarë mendjen që do ta bësh diçka, shiu dhe asgjë tjetër s’mund të të ndalojë. Ti thellë brenda vetes e di që po gënjen veten dhe po gjen një arsye që plani thjesht të mos realizohet.

    2. Ti s’ke një plan

    Kjo është e dukshme, por shpesh refuzojmë ta shohim. Rënia në peshë, fillimi i një biznesi të ri, shkrimi i një libri nuk ndodhin vetë, krejt nga hiçi. Duhet mësim i vazhdueshëm, lexim dhe punë e përditshme për ta realizuar. Ti duhet të kesh një plan për të arritur aty. Nëse objektivat i thua thjesht me zë të lartë, s’po bën asgjë veçse- po gënjen veten.

    3. “Muskuli” yt i zgjedhjeve është i dobët

    Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit mes një çokollate tani, ose dy çokollatave njëherësh më vonë, ju do të zgjidhni ëmbëlsirat që shfaqen para jush çdo herë. Në fakt, njerëzit që bëjnë zgjedhjen e vetëdijshme për të vonuar kënaqësinë janë më të suksesshëm në pothuajse çdo gjë që bëjnë në jetë. Të vonosh kënaqësinë, si çdo gjë tjetër në jetë, është një aftësi që mund ta mësosh, prandaj mos gënjeni veten të bini pre e kënaqësive të vogla.

    4. Ti nuk sheh opsione

    Një nga problemet më të mëdha të njerëzve që gënjejnë veten është se kurrë nuk shohin opsione. Ne zgjedhim të lëvizim nga situatat e parehatshme, t’i shmangim për të mos i përballuar dhe ndonjëherë, mënyra si e bëjmë është e pashëndetshme.

    Për të reduktuar stresin në shpërqëndrojmë veten, luftojmë me mendimet negative, apo gjejmë ngushëllim tek substancat narkotike, alkooli, etj. Shpesh zgjedhim të mos e kuptojmë që ka edhe zgjedhje të tjera, që na ndihmojnë, ndonëse rruga është më e gjatë.

    5.Ju mungon përgjegjësia.

    Njerëzit që ndjekin angazhimet i bëjnë publike angazhimet dhe planet e tyre. Për më tepër, ata ftojnë njerëz të rinj në jetën e tyre për t’i ndihmuar në procesin e ndryshimit. Ata jetojnë në mënyrë autentike në një komunitet njerëzish mbështetës, të cilët e dinë kur luftojnë dhe kanë nevojë për ndihmë. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të mbajtur veten është të bashkoheni me të tjerët që janë në të njëjtin rrugëtim me ju.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit