12.4 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    A po heton SPAK edhe Berishën, Ilir Metën apo familjarët e tyre? Si përgjigjet kreu i strukturës së posaçme

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK në një takim jo formal me gazetarët ka dhënë detaje për disa nga dosjet më të lakuara në debatin publik.

    Vendimet e GJKKO-së për çështjet e inceneratorit të Fierit, ai i quan të drejta. “Në burg kemi një ish ministër dhe një ish deputet. Jam i kënaqur me këtë.”

    Por ai u pyet edhe për dosjet që përfshijnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij si dhe për ish-presidentin Meta.

    Në lidhje me çështjen “Gërdeci”, Dumani tha se çështja është ende në hetim. “Çështja është në hetim. Nuk mund të them më shumë”, tha Dumani.

    Ai u pyet a ka patur letër porosi për Gërdecin? “Kemi nisur një letër porosi, jemi duke bashkëpunuar me SHBA-në”, theksoi ai.

    Ai ishte më specifik kur foli për Metën.

    “Jemi në pritje të një letërporosie tjetër nga SHBA-ja, siç është ajo ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe anëtarëve të familjes së tij”, theksoi Dumani.

    Një çështje që u diskutua ishte dosja e Kompleksit Partizani, ku akuzohet dhëndri i  Sali Berishës.

    Sipas tij “është në fazë hetimi”.

    Një gazetar këmbëbguli se janë marrë në pyetje persona pas orarit zyrtar.

    “Nuk e kam këtë informacion. Sipas informacionit që kam unë, ka qenë brenda orarit zyrtar” – tha kreu i SPAK.

    Dumani u pyet nëse do të arrihet modeli i Rumanisë për hetimet në nivele të larta politike. Ai u shpreh se mund edhe të tejkalohet.

    “Do të hetoni ish ministra ish dhe ish zv. kryeministra?” – “Pse jo”, shtoi Dumani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit