Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme gjatë një takimi në Vlorë, disa të rinj i kanë dhuruar një tufë të me trëndafila. Rama tha se trëndafilat do të ishin vite plus për qeverisjen e PS edhe nëse në krye nuk do të ishte ai vetë.
“Tani unë e kam ditëlindjen në katër korrik kështu që këto për ditëlindjen time nuk janë. PS nuk e ka ditëlindjen sot.
Atëherë i bie që këta trëndafila të jenë jetë plus të gjitha vitet e tjera që PS do vazhdojë të qeverisë. Të jeni të bindur që kjo është e mundur, kuptohet jo me mua deri atëherë por rëndësi ka me Partinë Socialiste.
Sepse asnjë tjetër nuk e bën dot atë që bën PS dhe asnjë tjetër nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të investohet për këtë vend siç investohet PS”, u shpreh Rama pas dhuratës që i bënë të rinjtë.
Kjo fjali e kryeministrit ngre pikëpyetje se pas disa vitesh Edi Rama do largohet nga Partia Socialiste dhe stafetën do ua lërë të tjerëve. Ai nuk e përcaktoi datë fikse por duket se dhe ai është i ‘lodhur’ nga drejtimi i kësaj partie prej 17 vitesh.