Kritikat që deputeti socialist Erion Braçe bëri dje në Komisionit të Ekonomisë dhe Financave janë interpretuar nga disa media si “tërbim” i Braçes që nuk do të jetë në listën e sigurt të PS-së për zgjedhjet e 11 Majit.
Por Braçe në një reagim në rrjetet sociale e mohon kategorikisht këtë pretendim.
Deputeti socialist thotë se nuk ka luftuar për karrige, por për njerëzit dhe në këtë rast, konkretisht për bujqësinë.
“Unë i tërbuar për listën?
Shqetësimi im nuk ka qenë kurrë vetja, unë, karriera, karrigia ime, po ka qenë puna ime si shërbim ndaj njerëzve për vite me radhë.
Fshati, bujqësia, populli i fshatit e bujqësisë, puna e tyre, prodhimi i tyre, ekonomia e tyre dhe ekonomia e vendit ku ajo është pjesë jetike.
Ky është tërbimi im dhe arsyeja e tij.
Mbi te gjitha kur me genjejne!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.