12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A tërhiqemi ne pas njerëzve që ngjajnë me prindërit tanë?

    Sipas ekspertëve, po! Ndonëse ka shumë faktorë që ndikojnë tek njerëzit që na tërheqin, përgjithësisht tërhiqemi ndaj njerëzve që na kujtojnë…prindërit!

    Para se të panikoseni, mos na keqkuptoni. Ekspertët nuk thonë se ju tërhiqeni nga prindërit tuaj. Thonë, se në mënyrë të vetëdijshme ose jo ti kërkoni nga partneri ate që ke parë kur ke qenë bebe ose gjatë fëmijërisë tënde- modelin e prindërve apo atyre që janë kujdesur për ty.

    Sipas tyre, ne priremi të kërkojmë ata të cilët ngjasojnë me njerëzit që na formuan përshtypjet e para, që ndikuan në formimin e personalitetit tonë, për mirë ose keq. Familja bërthamë është kontakti i parë që të ndihmon të zhvillohesh dhe të perceptosh çfarë është e shëndetshme, çfarë jo, cila është rrugë më e sigurtë se të tjerat, etj.

    Imazhet dhe njerëzit me të cilët ndërveprojmë gjatë viteve të para të jetës duket se kanë një ndikim të përjetshëm edhe tek partnerët që zgjedhim.

    Pra, qofshin prindërit, hallat, xhaxhallarët, gjyshërit, vëllezërit e motrat apo kujdestarët e tjerë që të mësuan sesi të ndërveprosh me botën, ata do të jenë shumë modelet që do të doni të reflektohen edhe tek partneri juaj. Tërheqja juaj është më shumë sesa thjesht dëshira juaj seksuale kundrejt dikujt. Ju kërkoni tipare tek një partner që pasqyrojnë vlerat tuaja, të cilat ndikohen fuqishëm nga familja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit