24.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ABC News mbyll emisionin investigativ ‘Piranjat’, zbulohet se në cilin televizion do të rinisë

    Emisioni investigativ “Piranjat” ka informuar sot se në sezonin e ardhshëm nuk do të transmetohet më në televizionin ABC News.

    “’Piranjat’ ka patur një kontratë me televizionin ABC Neëw e cila zgjaste deri më datën 1 janar 2023, kontratë e cila është respektuar nga ne dhe televizioni.

    Me skadimin e kontratës, as nuk është kërkuar nga ana jonë zgjatja e saj, as nuk na është kërkuar nga pronarët e rinj vazhdimi i saj.

    “Piranjat” sigurojnë të gjithë shikuesit se misioni i tyre vazhdon, në cilindo televizion që të ndodhemi.

    Korrupsioni, plagët sociale, e keqja e përditshmërise do vazhdojnë të “kafshohen” nga emisioni juaj i preferuar. Shihemi së shpejti!”, njofton emisioni investigativ në rrjetet sociale.

    Ndërkohë, Vox News ka mësuar se në cilin televizion do të rinisë “Piranjat”. Drejtuesit e emisionit kanë pasur negociata intensive me News24 dhe me Syri TV dhe pas bisedimeve, ata kanë vendosur që të lidhin kontratën me Syri Tv. Emisioni pritet të nisë në fillim të muajit shkurt.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit