16.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Adele thotë se pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, u detyrua të shkonte në terapi 5 herë në ditë

    Adele është gjithnjë gati për batuta dhe situata gallatë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur vështirësi me shëndetin mendor dhe pikërisht, këto sfida i rrëfeu ndërkohë që performonte në Las Vegas.

    Këngëtarja me famë botërore tregoi se kur u nda nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki, në vitin 2019, shkoi në terapi dhe u detyrua të ndiqte seancat 5 herë në ditë.

    “Kam filluar të shkoj sërish në terapi, sepse kam vite që nuk shkoj. Duhet ta nisja. Më parë, kur po kaloja periudhën e divorcit, duhet të bëja 5 seanca terapie në ditë”, tha Adele.

    Artistja saktësoi se tanimë po e shkon sërish në terapi, me qëllim që të jetë më e sigurt çdo javë, si dhe të japë gjithçka nga vetja.

    Pra, një tjetër rast i qartë, kur edhe pas buzëqeshjes më të madhe dhe rrëzëllitëse, mund të fshihen një sërë problemesh, të cilat jo domosdoshmërisht të tjerët i dinë, ndaj vijojmë t’ju rikujtojmë që të jeni gjithnjë të sjellshëm. 🙂

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit