Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Adelina Ismaili, ka elektrizuar Pallatin e Kongreseve me performancën e saj në Festivalin e 62-të të Këngës, teksa ka performuar këngën “Zemrën nuk ta fal”.
Një performancë e jashtëzakonshme që dhuroi emocione të pamasë dhe ringjalli kujtime te të gjithë shqiptarët, duke rikthyer pas 26 vitesh në po të njëjtën skenë këngën që shënoi zhveshjen ikonike të parë një skenë shqiptare.
Teksa u pyet se si ndihet pasi rikthehet pas kaq shumë vitesh, Adelina mes emocioneve tha, “Nuk mund ta përshkruaj emocionet që po ndjej. Gjithmonë Shqipëria më ka dashur më shumë se Kosova sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë. Faleminderit që ekzistoni”.



