26.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Adelina Ismajli flet për ngjarjen e rëndë: ‘Banda kriminale na kanë kërcënuar dhe vazhdojnë ende’

    Historia tronditëse me të cilën është përballur në të kaluarën këngëtarja Adelina Ismajli është rikthyer në qendër të vëmendjes pas disa raportimeve nëpër media sipas të cilave ajo dhe motrat e saj, Zanfina dhe Ema, do të shoqërohen nga policia për në gjykatë, pretendime të cilat këngëtarja i mohon.

    Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur 15 vjet më parë, ku polici Triumf Riza, asokohe i dashuri i Adelinës, mbeti i vrarë nga një atentat. Hetimet e organeve të ligjit në Kosovë kanë shpallur fajtor Enver Sekiraqën si porositës të atentatit. Sekiraqa kishte pasur më parë një lidhje me Adelinën dhe dyshohet se e ka shantazhuar. Vazhdimisht është përfolur se shkak i vrasjes së Triumf Rizës ishte raporti i tij me këngëtaren, gjë që është mohuar nga Sekiraqa si edhe i ati i Rizës.

    Adelina Ismajli flet për ngjarjen e rëndë: ‘Banda kriminale

    ADELINA ISMAJLI DHE I NDJERI TRIUMF RIZA.

     

    “Të dashur miq dhe fansa, asnjë polici nuk është duke më kërkuar mua dhe as motrat e mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodhur para 15 vitesh dhe kemi bashkëpunuar me të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës për zbardhjen e rastit. Më shumë se 10 vite dëshmi në gjyqe sa herë është kërkuar nga ne duke rrezikuar jetët tona nga banda kriminale që na kanë kërcënuar pa ndalur dhe vazhdojnë [ende]. Të mos flasim për dëmtim të imazhit dhe të gjithë reperkusionet negative që ka pasur në jetët tona profesionale. Ky rast përsëritet çdo 3 vjet tani dhe nuk merret një vendim final.” – shkruan këngëtarja në Instagram.

    “Ne mund dhe të paraqitemi në gjykatë për t’u thënë të njëjtat fjalë sikurse është e shkruar në letrat tona, por nuk jemi të interesuar për show mediatik lidhur me këtë rast, show i cili u përket strukturave kriminale në Kosovë apo shërbyesve të tyre që siç duket duan ta mbyllin këtë rast me një epilog ndryshe nga vendimi i gjykatës,” shton ajo.

    Pas vrasjes, Adelina Ismajli u bë një nga organizatoret e protestave për të vënë në vend të drejtësinë, madje i kushtoi Rizës këngën me titull “Trimit tim”, ku vajton humbjen e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit