8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Adi Krasta, si dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së!

    Nga Kimete Berisha

    – Adi Krasta tha se nuk është i sigurt se a është fotografuar me Dejona Mihalin para apo pas urinimit!

    – Me rëndësi është që kjo ‘gjë’ nuk ka ndodhur gjatë urinimit!

    Para urinimit, Adi Krasta e përmendi seksin.

    – Tha, ‘unë s’di si ta bëj një fjalë më seksi se kaq që e bëra’.

    – S’di pse e seksualizoi bisedën, ndoshta për t’u bërë interesant, ndoshta se nuk ndjehej rehat, por e di se s’la gjë pa injoruar, dhe pa minimizuar.

    – E minimizonte rrezikimin e jetës së gazetarëve të Nacionales e Periskopit nga RTK, nuk i ngutej, e vërteta le të pres….

    E minimizonte bordin…minimizonte çdo gjë, sepse mendjen e kishte se si të bëhej drejtor…

    njëqind herë iu referua vetes si zëvendës drejtor, se nuk ngopej…

    – Por, ndjehej i pasigurt dhe u shmangej pyetjeve (si formë manipulimi) sepse e ka kuptuar se shqiptarët e Kosovës nuk janë budallenjë siç ka kujtuar.

    – Pasi që problemeve u dha ngjyrime seksuale dhe fiziologjike, Adi Krasta e quajti opozitën budallaqe e

    Lumiri ka qëlluar budallai më i madh që e saboton RTK-në!

    – Adi Krasta i kërkoi Albin Kurtit që urgjentisht të ndërhyjë në RTK dhe t’i detyrojë popullin fukara ta parapaguajnë televizionin që nuk e shikojnë.

    – Sillej si një sarhosh që ka ardhur ta mësoj Albin Kurtin se çfarë është

    RTK, të cilën ia shiste shumë shtrenjtë.

    – Ai nuk i fliste popullit, por Albin Kurtit, prej të cilit kërkonte pare.

    – Nga Albin Kurti kërkoi që shpejt t’ia ndërtoj edhe një pallat, e Albini s’është i zoti as një shtëpi për vete ta ndërtoj…

    – Ne RTK, tha, jemi më të rëndësishmit në Kosovë.

    Anipse, askush s’i shikon, askush s’i lexon, jo që janë me pushtetin, por që s’janë interesant!

    – Se, ‘gazetari privat, tha, nuk e do Kosovën më shumë se gazetari shtetëror’!

    – Sipas tij, në RTK kanë ndodhur gjëra monstruoze, por nuk tregonte kush është montstrumi.

    – Fliste si lider i një sekti, që ua ndalon anëtarëve të sektit RTK t’ia zbulojnë popullit sekretet e veta!

    – Askush s’ka të drejtë t’i dijë problemet tona të brendshme!

    – Po, ish gëzuar shumë, që pos Dejona Mihailit ia ka mbërrirë ymri një ditë të flas edhe me Mimozën në një pompë benzine, ku politikanët ndalojnë për t’i mbushur veturat e tyre private me pare të shtetit….

    por nuk tregoi se a ka folur me Mimozën para apo pas urinimit.

    – Ama Mimoza ka folur me Krastën, pasi që ka folur me Radojçiqin.

    – Projekti më i madh i tij është festivali i këngës: që ky t’i lexoj titujt e këngëve dhe emrat e këngëtarëve e ata të dalin në skenë të këndojnë.

    P.S. Ama, është dashur të hesht derisa të bëhej drejtor, se Albin Kurtit i doli prej qejfi!

    U duk si një dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së që të tremb ‘të vërtetën’!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit